Loading…

Naser Rafuna i dërgon një letër kërkesë Albin Kurtit, kjo është arsyeja

  • 07/05/2021 | 08:07

Naser Rafuna i dërgon një letër kërkesë Albin Kurtit, kjo është arsyeja

Me anë të rrjeteve sociale, aktori Naser Rafuna ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti.


Me anë të asaj letre, Rafuna kërkon që të plotësohen të drejtat e artistëvee, duke i nënvizuar ato në disa pika.

Ai thotë se nuk është pjesë e asnjë institucioni për të cilët flet letra, por që artistët meritojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

“Sot kam dorëzuar kërkesën te Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti duke e kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të vendit tonë, dhe kam shpresën që Kryeministri shumë shpejt do ta bëj realitet këtë kërkesë time.

Mediat lirisht mund ta marrin dhe ta publikojnë këtë kërkesë,kauzë e dhjetërave artistë të teatrit. Ju falemnderit.P.C.: Unë nuk jam pjesë e asnjë institucioni për çfarë ka të bëj kërkesa”, shkruan Rafuna.

Ndër pikat e përmendura në atë kërkesë është edhe sigurimi i një page bazë konkurruese me rajonin për performuesit e teatrove publike (teatrove të qytetit).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë