Loading…

Naser Ramadani: Jemi në një rënie të ngadalshme por të sigurt të lakores së pandemisë

  • 22/05/2020 | 19:42

Naser Ramadani: Jemi në një rënie të ngadalshme por të sigurt të lakores së pandemisë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani bëri të ditur se jemi në rrugë të mirë që ta përfundojmë më një sukses të shkëlqyeshëm fundin e pandemisë në Kosovë.


Sipas tij, tani ka një rënie të ngadalshme por të sigurt të lakores së pandemisë. Megjithatë, kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë  respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“E kemi kaluar javën e dhjetë prej rasteve të paraqitjes së parë. Që mbi tre muaj po bëjmë testime. Tashmë jemi në një rënie të ngadalshme por të sigurt të lakores së pandemisë, e cila lakore është simetrike. Tek ne, sipas të gjitha gjasave lakorja nuk do të jetë simetrike dhe do ta ketë një karakteristik që nuk do të jetë e veçantë për sëmundjet ajrogjene. Do ta ketë një të ashtuquajtur bisht epidemikë që zakonisht përdorët për sëmundjet e zorrëve. Kjo duke pasur parasysh krejt atë egërsi të virusit në terren, të panjohurave të virusit që akoma edhe kësaj dite befason epidemiologet e krejt botës”, tha Ramadani në RTV21.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë