Loading…

Nasim Haradinaj për gjashtë orë vazhdon të jetë në EULEX: Tomë Gashi tregon se çfarë pritet të ndodhë me të

  • 25/09/2020 | 23:37

Nasim Haradinaj për gjashtë orë vazhdon të jetë në EULEX: Tomë Gashi tregon se çfarë pritet të ndodhë me të

Nënkryetari i OVL UÇK’së, Nasim Haradinaj, është duke vazhduar të qëndrojë në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë për gjashtë orë rresht.


Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosova se Nasim Haradinaj nuk është duke u intervistuar, sepse nëse një gjë e tillë do të ndodhte ai do të ishte me të.

Ai tha se Haradinaj është duke qëndruar në selinë e EULEX-it derisa t’i bëhet aranzhimi i fluturimit për në Hagë, që sipas tij kjo merr pak kohë.

Para dy orëve në këtë institucion kishte shkuar edhe një autoambulancë, e cila ishte për ta kontrolluar Haradinajn si gjë rutinore që bëhet për të gjithë të arrestuarit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë