Loading…

Nasim Haradinaj: Prokurori i Speciales ka komunikuar 130 herë me drejtorin e policisë serbe

  • 16/09/2020 | 17:23

Nasim Haradinaj: Prokurori i Speciales ka komunikuar 130 herë me drejtorin e policisë serbe

Dosje të reja të Gjykatës Speciale janë dërguar në zyrat e OVL’së së UÇK’së gjatë ditës së sotme, krejt këto dosje të ofruar nga Serbia për gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK’së në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e Policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të Millosheviqit.

“Është një absurditet i madh prej një institucioni ndërkombëtar, që të gjithë e kanë votu për ruajtjen e njerëzve. Kjo nuk i përngjanë as gjykatave të xhunglës. Këta e dekonspirun edhe gazetarinë tanë. Krejt çka kam pa është se Clint Ëilliamson ka 57 komunikime me Vukqeviqin. Ka 130 komunikime me drejtorin e Policisë. Pastaj 37 me Dragoljub Stankoviq. Të gjitha këto komunime janë bërë për Drenicë, Jabllanicën, Kleqkën e të tjera. Është kah bashkëpunon drejtpërdrejtë me njerëzit e aparatit të Millosheviqit. Në këtë formë, po i amnestojnë ata dhe po i hetojnë shqiptarët”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditë më parë në zyrat e OVL-UÇK’së janë dërguar mbi 4 mijë dosje, aty shihen emra të dëshmitarëve dhe personave që kanë bashkëpunuar me prokurorin e Serbisë për të gjykuar ish-ushtarët e UÇK’së në Hagë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë