Loading…

Nasim Haradinajn po e ndiqte një veturë: Gazetari Arsim Lani tregon një bisedë që e zhvilloi me të në telefon

  • 25/09/2020 | 17:22

Nasim Haradinajn po e ndiqte një veturë: Gazetari Arsim Lani tregon një bisedë që e zhvilloi me të në telefon

Autori i emisionit Frontal në T7, gazetari Arsim Lani po e priste sot në studio nënkryetarin e OVL-UÇK-së, kur ai u arrestua para ndërtesës së këtij televizini.


Gazetari ka nisur emisionin pa mysafirin në studio, pasi policët me logo të Prokurorisë së Hagës në uniformën e tyre e arrestuan Haradinajn.

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të UÇK-së do të fliste për arrestimin e mëhershëm të kryetarit të organizatës, Hysni Gucatin.

Lani tregon se Haradinaj i ka thënë në telefon se po e ndjek një veturë dhe se e dinte që sapo të ndalej, do ta arrestonin.

Kur Haradinaj u ndal në lagjen Pejton në Prishtinë, atë e rrethuan policët që gjendeshin në veturën e Eulexit.

Nasim Haradinaj foli suedisht me një nga hetuesit dhe refuzoi të kapej nga ta. Ai kërkoi që të shkonte Policia e Kosovës.

Kur Policia e Kosovës erdhi, Haradinaj hipi në veturën e tyre, nën duartrokitjet e qytetarëve që ishin mbledhur rrotull.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë