Kënga Magjike ka ardhur në ditët e fundit të saj, pasi sonte është nata e dytë e gjysmë finales, dhe të shtunën do të shpallet fituesi i këtij festivali për edicionin e 18-të.
Mbrëmë u mbajt nata e parë e gjysmë finales, ku pjesmarrës ishin 16 konkurentë, të cilët ishin përzgjedhur në konkurimin që bëhej gjatë emsionit “E Diela Shqitare”.
Gjatë këtij festivali, këngëtarët konkurentë duhet që të këndojnë këngë të padëgjuara më parë, pasi që duhet të jenë enkas për edicionin e Këngës Magjike.
Konkurentët gjatë kësaj nate, kanë kënduar “live”, pasi kështu janë të shkruara rregullat e këngës magjike. Gjithashtu, për të votuar konkurentët e tjerë, ata duhet të tregojnë votën e tyre të hapur.
Kënga Magjike traditën e saj e ka filluar që nga viti 1999 duke arritur deri në ditën e sotme në edicionin e 18- të./gazetametro.net