Loading…

Thaçi takohet me Mogherinin: U pajtuam për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme

  • 08/11/2018 | 18:49

Thaçi takohet me Mogherinin: U pajtuam për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.


Thaçi e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se ka përfunduar takimin bilateral me Mogherinin, ku sipas tij ata janë pajtuar për dinamizimin e dialogut dhe arrijten e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes Kosovë dhe Serbisë, njofton gazetametro.net.

“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Poliikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook, njofton gazetametro.net.

Thaçi pas këtij takimit me Mogherinin, do të takohet edhe me presidentin serb Aleksandar Vucic, një takim trepalësh mes tyre.

Ndërkaq ai para takimit me Mogherinin ka folur para gazetarëve, duke thënë se  do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet e shtetit të Kosovës me atë të Serbisë, me qëllim për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve./gazetametro.net

Thaçi nga Brukseli: Do të jetë e vështirë, por do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë