Loading…

‘NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021’

  • 30/11/2020 | 19:10

‘NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021’

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se i ka propozuar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joseph Biden të vijë në samitin e Aleancës në Bruksel.


“Unë e ftova Biden të marrë pjesë në samitin e NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar tema të rëndësishme dhe për të marrë vendime, duke përfshirë qëndrimin ose tërheqjen e forcave të Aleancës në Afganistan,” u tha Stoltenberg mediave, duke shtuar se një datë për samitin ende nuk është caktuar.

Presidenti në largim Donald Trump ka vendosur të zvogëlojë kontingjentin amerikan si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, ku tani ndodhen 11.000 trupa të Aleancës, gjysma e të cilëve janë jo-amerikanë.

“Misioni do të vazhdojë pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane dhe zvogëlimit të pranisë amerikane në Afganistan. Vendime të ashpra do të duhet të merren në 2021 nëse talibanët nuk i respektojnë detyrimet e tyre,” tha Stoltenberg.

Sipas tij, Biden është një mbështetës i madh i NATO-s që e njeh mirë organizatën.

“Është një gjë e mirë për ne,” tha Stoltenberg, duke aluduar në vështirësitë që NATO hasi gjatë administratës Trump.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë