Loading…
NATO kërcënon Turqinë pas blerjes së raketave ruse
  • 12/07/2019 | 14:38

NATO kërcënon Turqinë pas blerjes së raketave ruse

NATO ka kërcënuar shtetin turk pas blerjes së raketave ruse, duke thekusuar se duke qenë pjesë e kësaj organizate duhej të vendosin bashkë për këto blerje, trasnmeton Gazeta Metro.


Autoritete turke kanë blerë raketa të sistemit mbrojtës rus, tip S-400, pjesë të të cilit mbërritën sot.

“Është në dorën e aleatëve të vendosin se çfarë pajisje ushtarake blejnë, por jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400”, deklaroi një zyrtar i NATO-s.

“Ndërveprimi i forcave tona të armatosura është thelbësor për NATO-n për kryerjen e operacioneve dhe misioneve tona”, shtoi zyrtari duke përshëndetur edhe faktin që Turqia po punon edhe me aleatë të tjerë për zhvillimin e sistemeve mbrojtëse raketore me rreze të gjatë veprimi./gazetametro.net

=

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë