Loading…

NATO: Në Veri të Mitrovicës ROSU mund të shkojë pa lejen e KFOR’it

  • 16/01/2017 | 23:01

NATO: Në Veri të Mitrovicës ROSU mund të shkojë pa lejen e KFOR’it

Selia e NATO’s ka thënë se KFOR-i nuk ishte informuar për praninë e forcave speciale ROSU të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të shtunën, me 14 janar 2017.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Tanjug nëse forcat speciale të policisë së Kosovës ROSU, kishin miratimin e KFOR-it për të ndërhyrë në veri të Kosovës për të ndaluar trenin i cili të shtunën shkoi nga Beogradi në Mitrovicë, Zyrtari i NATO-s tha se nuk pati një rast të tillë.

“KFOR-i nuk ka qenë i informuar për praninë e policisë së Kosovës ROSU në veri. Në pajtim me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it (që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së të vitit 1999), institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur ROSU në veri të Kosovës”, tha për Tanjug zyrtari i NATO-s nga selia e Aleancës në Bruksel.

Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka dhënë ndonjë koment ndaj pyetjes së Tanjug se, në bazë të garancive me shkrim që NATO i ka bashkangjitur në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, është e nevojshme që policia apo forcat e tjera të armatosura të Kosovës të marrë miratimin e NATO-s dhe komunitetin lokal për të ndërhyrë në veri të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë