Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, bëri përgjegjës Bashar Al-Assad’in për sulmet e Amerikës në Siri, pasi presidenti sirian kisht urdhëruar përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve.
‘Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm, nuk mund të ikë pa përgjigje, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi’, ka thënë kreu i NATO’s, shkruan gazetametro.net.
Gjithashtu, NATO ka bërë të ditur se Amerika e kishte njoftuar më herët për sulmet në Siri.
Ndryshe, Amerika sot ka sulmuar me raketa ushtrinë siriane, pasi të njejtët ishin urdhëruar të përdornin armët kimike ndaj civilëve, gjë që shkaktoi 72 viktima./gazetametro.net