Loading…

NATO publikon udhëzues për të penguar agresionin e tankeve ruse

  • 16/01/2017 | 14:35

NATO publikon udhëzues për të penguar agresionin e tankeve ruse

NATO ka lëshuar një video udhëzues për vendet e Evropës Lindore se si duhet vepruar për të ndaluar tanket ruse në rast të agresionit rus në këto shtete, shkruan gazetametro.net.


Videot janë publikuar faqen e saj zyrtare në YouTube, me titull “Si të ndaloni një tank duke përmes prerjes së pemëve”.

Në pamjet e publikuara, një grup i inxhinierëve kanadezë dhe të NATO-s shpjegojë metodën e lashtë, e cila daton që nga kohërat romake.

Kjo teknikë mund të përdoret si kurth për automjetet e blinduara.

Video xhirimi është bërë vitin e kaluar në Lituani, gjatë ushtrimi nga një regjiment i Ushtrisë Kanadeze, të cilët kanë thënë se metoda është treguar shumë efektive tash e qindra vite më parë.

Rreziku nga Rusia kohëve të fundit është më evident se kurrë më parë, që nga koha e rënies së Murit të Berlinit.

Rreth 4.000 trupa amerikane tashmë janë dërguar në Poloni për të marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s.

aa

Forcat ushtarake të Polonisë bashkë me ato amerikane janë duke zhvilluar përgatitje për t’u mbrojtur nga agresioni eventual i Moskës.

Evropa Lindore ka rritur kujdesin në raport me Rusinë, sidomos pas anksimit të Krimesë.

Vendet e ish bllokut sovjetik kanë kërkuar ndihmën e NATO’s për t’u mbrojtur nga Rusia, pasi Putini vazhdimisht ka shfaqur muskujt e tij ushtarak duke grumbulluar trupa në kufi me Ukrainën.

Shifrat tregojnë se Putin ka dërguar rreth 330.000 trupa pranë kufijëve të shteteve anëtare të BE’së, duke sjell një gjendje të Luftës së Ftohtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë