Loading…

NATO zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon nesër Lajçakun

  • 30/09/2021 | 23:55

NATO zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon nesër Lajçakun

Pas arritjes së marrëveshjes sot mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me targat, gjatë ditës së nesërme do të takohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak.


Në një komunikatë për media, zëdhënesja e NATO-s, Oana Lungescu, ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen mes dy palëve teksa ka shtuar se KFOR-i do të luajë rol kyç në zbatimin e saj.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë rol kyç për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjes, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999 që mandaton KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se NATO vazhdon ta mbështesë dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kujtojmë se në marrëveshjen e arritur sot, forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në pikat 1 dhe 31 do të largohen së bashku me barrikadat e vendosura nga ana e serbëve në rrugët që të çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë