Loading…

Navalny të dielën kthehet në Rusi, vazhdon betejën ndaj Putinit

  • 16/01/2021 | 17:25

Navalny të dielën kthehet në Rusi, vazhdon betejën ndaj Putinit

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, të dielën do të kthehet në Rusi për herë të parë që prej helmimit me agjentin nervor Novichok.

Ai do të kthehet nga Gjermania ani pse e pret burgu në Moskë. Vendimi i opozitarit rus sinjalizon qëllimin e tij që të vazhdojë betejën politike ndaj presidentit Vladimir Putin dhe krijon dilemë për autoritetet ruse se si të përballet me një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit të Rusisë.

Navalny, i cili po trajtohej në Gjermani, ka akuzuar Putinin se dha urdhrin për helmimin e tij, ndërkaq disa përkrahës e kanë këshilluar që të qëndrojë në Gjermani për hir të sigurisë.

Putini ka mohuar përfshirjen e autoriteteve në helmimin e Navalnyt, duke insistuar se agjentët rusë do ta përfundonin punën nëse do ta donin opozitarin e vdekur.

Kremlini ka insistuar se nuk ka prova të helmimit të Navalnyt dhe se është i lirë të kthehet kurdoherë, mirëpo këtë pretendim të Rusisë e kanë hedhur poshtë laboratorë evropianë që kanë zbuluar mbetje të agjentit nervor në trupin e opozitarit Navalny.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë