Loading…

Navalnyt i rëndohet gjendja: Humb ndjesinë në këmbë dhe duar

  • 08/04/2021 | 19:03

Navalnyt i rëndohet gjendja: Humb ndjesinë në këmbë dhe duar

Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalni po përkeqësohet dhe ai po fillon të humbasë ndjesinë e këmbëve dhe duarve, tha avokati i tij.


Vadim Kobzev tha se Navalni, që gjendet në një koloni penale ku po kryen dënimin e tij për keqpërdorim fondesh, është diagnostikuar me dy hernie spinale. Javën e kaluar, Navalni filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute në shpinë dhe në këmbë. Shtëpia e bardhë tha se raportet se shëndeti i tij po përkeqësohej, ishin shqetësuese.

Kobzev që e vizitoi Navalnin të mërkurën, tha në Twitter se Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje ndërsa ecën dhe është shumë shqetësues fakti që sëmundja po avancon shpejt aq sa ai të humbasë ndjesitë në këmbë, pëllëmbët e duarve dhe kyçe.

Më herët këtë javë, Navalni, 44 vjec, u zhvendos në një repart për të sëmurët në qytetin Pokrov, me simptoma të një sëmundjeje respiratore. Ai është ankuar për kollë të vazhdueshme dhe temperaturë. Avokatët e Navalnit thonë se nuk ka doktorë në koloninë penale ku navalni po qëndron dhe njësitë mjekësore në vend menaxhohen nga një infermier i vetëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë