Loading…

Nazim Bllaca dënohet me burg

  • 13/03/2017 | 20:40

Nazim Bllaca dënohet me burg

Njëri nga njerëzit më të përfolur në Kosovë si dëshmitar i disa proceseve gjyqësore në Kosovën e pasluftës, Nazim Bllaca, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.


Në një proces tërësisht të mbyllur për publikun, Bllaca është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata në Ferizaj për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.

Lajmin për dënimin e Bllacës e konfirmoi avokati i tij, Burhan Qosa.

Ai ka thënë se klienti i tij ka refuzuar shndërrimin e dënimit në të holla sepse beson në pafajsinë e tij.

“Klienti im, më 08.03.2017, nga Gjykata Themelore Ferizaj, sipas aktakuzës së cekur më lartë, është dënuar me 6 muaj burgim, për të cilin dënim  me burgim Gjykata Themelore Ferizaj, para se ta shpallë aktgjykimin burimor, i ka dhënë mundësin klientit tim që ky i fundit të deklarohet nëse dënimin prej 6 muajve burgim pranon që ta shndërroj në dënim me gjobë”, tha Qosa.

Qosa kundërshtoi vendimin e Gjykatës duke e cilësuar atë si të pabazuar, shkruan Kallxo.com.

“Shpallja fajtor e tij në rastin konkret është absolutisht e padrejtë dhe rrjedhë nga një akt akuzues të pa bazuar në prova si dhe nga një gjykim jo objektiv”, tha Qosa.

 

Sipas aktakuzës, Bllaca dyshohet se në vitin 2007 ka vënë në lajthim organin kompetent për vërtetimin e kontratave në Gjykatën Komunale në Ferizaj, duke prezantuar dokumente publike të falsifikuara, më konkretisht autorizime, gjoja të vërtetuara në Gjykatën Komunale në Lipjan, dhe më pas me anë të këtyre autorizimeve ka legalizuar një kontratë të shitblerjes në maj të vitit 2007

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë