Loading…

Ndahen çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore nga Ministra e Kulturës

  • 27/02/2019 | 14:45

Ndahen çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore nga Ministra e Kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka ndarë katër çmime për fushën e trashëgimisë kulturore, transmeton Gazeta Metro.


Prof Dr.Jusuf Osmani u vlerësua me çmimin për vepër jetësore në fushën e trashëgimisë “Dea Daranica”

Shemsi Krasniçi mori çmimi për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”.

Gjon Berisha mori çmimin e “Zef Mirditës” dhe çmimi për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu” iu nda Milot Berishës.

Ministri Gashi tha se i vlerëson secilin për angazhimin e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore dhe u premtoi se do ti përkrahë vazhdimisht.

Gashi u shpreh se puna e madhe që bëjnë krijuesit e fushës së trashëgimisë kulturore nuk shpaguhet me vlera monetare, por ndarja e këtyre çmimeve është një vlerësim për angazhimin e tyre.kosovapress

Ai shtoi se ministria që drejton, por edhe Qeveria, kanë një fokus të veçantë tek pjesa e trashëgimisë kulturore sepse Kosova e ka një pasuri të madhe.

Kryetari i Komisionit vlerësues, Nuri Bexheti, tha se këta laureatë kanë bërë një punë të madhe si studiues duke sjellë dokumente apo fakte të rëndësishme për tema të ndryshme në kuadër të trashëgimisë kulturore./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë