Loading…

Ndahen çmimet për veprën jetësore dhe ato për letërsi

  • 15/02/2017 | 13:56

Ndahen çmimet për veprën jetësore dhe ato për letërsi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, pas vlerësimit të Jurisë Profesionale, ka nënshkruar vendimet për laureatët për vitin 2016, për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për letërsi.


Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i ndahet Eqrem Bashës, i cili shoqërohet me shpërblim në vlerë monetare prej 5,000 (pesëmijë) euro, plaketë dhe certifikatë.

Çmimi për veprën letrare më të mirë kritike letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”, i ndahet Gëzim Aliut për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 – 1990, retorika e tekstit dhe narracionit”. Çmimi për veprën letrare më të mirë për fëmijë “Vehbi Kikaj” i ndahet autores Fatmire Duraku për prozën “Dea dhe kërriçi i vetmuar”. Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” i ndahet shkrimtares Majlinda Bregasi për romanin “Ikje”. Ndërkaq, çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe ose anasjelltas “Pjetër Bogdani” për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të Ralf Rothman. Secili nga çmimet do të shpërblen me vlerë monetare nga 2,500 euro.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” iu ndahet autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Të dy autorët do të shpërblehen me vlerë monetare nga 1,250 euro.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për laureatët do të organizohet në kabinetin e ministrit më 17 shkurt, në kuadër të organizimeve të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në 11:30, ku do të merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Juria Profesionale ka qenë e përbërë nga Anton Berishaj – kryetar, Musa Ramadani, Nerimane Kamberi, Xhevat Sylaj dhe Agron Y. Gashi – anëtarë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë