Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës njofton se në Jarinje, pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, dje në mbrëmje është arrestuar një serb.
Në raport thuhet se arrestimi është bërë në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, por nuk jepen hollësi të tjera as për rastin, as për identitetin e të arrestuarit. Bëhet e ditur, po ashtu, se i arrestuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Metro.