Loading…

Ndalohet kontrabandimi i marihuanës në Qafethanë

  • 10/12/2016 | 16:25

Ndalohet kontrabandimi i marihuanës në Qafethanë

Nënpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Qafethanë, gjatë zbatimit të kontrollit të rregullt doganor, kanë penguar përpjekjen për futje ilegale të 12 kilogramëve marihuanë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoria Doganore njoftoi se më 9 dhjetor rreth orës 18, në hyrje të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Qafethanë ka arritur automjeti motorik me targa italiane, i drejtuar nga L.M shetase rumune, ndërsa me të ka qenë edhe V.S gjithashtu shtetase rumune.

Për shkak të dyshimit në deklaratat e tyre, automjeti së bashku me udhëtarët është përzgjedhur për kontroll, ku edhe janë vërejtur gjithsej 12 kilogram marihuanë.

Drejtoria Doganore ngriti padi penale kundër autorëve, për “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike”, deri te prokurori kompetent publik, ndërsa gjykatësi i procdurës paraprake u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Në dhjetë ditët e fundit, ky është rasti i katërt i përpjekjes për kontrabandim të drogës me çrast janë sekuestruar 56,5 kilogram marihuanë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë