Loading…

Ndalohet qarkullimi i trotineteve në sheshe, Policia njofton për pasojat nëse nuk përfillet vendimi

  • 09/07/2026 | 12:12

Ndalohet qarkullimi i trotineteve në sheshe, Policia njofton për pasojat nëse nuk përfillet vendimi

Një problem shumë i diskutuar për përdorimin e trotineteve në hapësira publike po duket se do të marrë fund, transmeton Gazeta Metro.


Policia në Prishtinë ka nisur zbatimin e një plan-veprimi me fokus kontrollin e qarkullimit të trotineteve elektrike, me qëllim garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm në hapësirat publike, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke i informuar drejtuesit e trotineteve elektrike dhe biçikletave se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar përmes sinjalizimit rrugor.

Sipas Policisë, shtatë drejtues të trotineteve elektrike janë gjobitur me nga 150 euro, ndërsa trotinetet e tyre janë sekuestruar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë