Loading…

Ndalohet vizita në Mekë e Medinë, Haxhi në dyshim këtë vit për shkak të koronavirusit

  • 27/02/2020 | 09:07

Ndalohet vizita në Mekë e Medinë, Haxhi në dyshim këtë vit për shkak të koronavirusit

Mbretëria e Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndalojë vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medinë, vendim ky i masës së  mbrojtjes së vendeve të shenjta islamike si rrezik nga COVID-19, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë. Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut nuk është marrë akoma vendim, njofton BBC.

Arabia Saudite ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vinin nga vendet e prekura. Kujtojmë që deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.

Raportohet se deri tani numri i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 ka tejkaluar atë në Kinë, vendi i origjinës së virusit. Numri i të infektuarve ka tejkaluar atë në Kinën kontinentale, në Itali vendi më i rrezikuar europian janë raportuar 400 raste të të infektuarve, një rritje prej 25 për qind në një ditë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë