Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për student për të përfituar nga “Pakoja për Përballje me Inflacionin”, shkruan Gazeta Metro.
Murati tha se të gjithë studentët që nga sot për të përfituar nga 100 euro, mund ta bëjnë aplikimin në platformën eKosova.
Shuma të cilën do të përfitojnë studentët që plotësojnë kriteret, është 100 euro.
Postimi i plotë:
Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion
Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.
Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë./gazetametro.net