Loading…

Ndarja e shpenzimeve të buxhetit është politike

  • 23/11/2016 | 13:21

Ndarja e shpenzimeve të buxhetit është politike

Deputetja e VV’së  Shqipe Pantina gjatë mbledhjes së Komisionit kur po diskutohej për Buxhetin e vitit 2017, ka thënë se ka vërejtje në mënyrën e hartimit të projektligjit, duke theksuar se mënyra e ndarjes se shpenzimeve është politike.

“Puna 2 miliard që po thuhet se është rritur atëherë mund të themi se qytetarët kanë  nevojë për pese miliard por duhet shikuar a janë rritur të hyrat. Po ashtu unë kam llogaritur këto shifra dhe askund nuk po dalin të njëjta, numrat që më dalin mua nuk përputhen me këto shifra që janë këtu. Çka po fshihet këtu nuk e di. Mënyra e ndarjes se shpenzimeve është politike”, ka thënë Pantina.

Sipas saj lidhur me investime në infrastrukturë rrugore duhet shikuar mirë sepse po futen qeveritë tjera në të ardhmen në borxh.

“Nëse mbahen zgjedhjet vitin tjetër ose në vitin 2018 atëherë ju po i futni në borxh sepse ndoshta këto qeveria  do duhet  të investojë në arsim, shëndetësi e fusha tjera e jo në infrastrukturë”, ka thënë ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë