Loading…

Ndarja nga jeta e Kofi Annan, Thaçi: Ndihmoi për t’i dhënë fund luftës në Kosovë

  • 18/08/2018 | 13:55

Ndarja nga jeta e Kofi Annan, Thaçi: Ndihmoi për t’i dhënë fund luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar në një postim në twitter për ndarjen nga jeta të ish–sekretarit të përgjithshëm të OKB Kofi Anan.


‘Me trishtim mora lajmin për vdekjen e Kofi Annan. Ai ishte drejtues i OKB-së kur Kosova ishte nën kërcënimin e genocidit dhe ai ndihmoi për t’i dhënë fund luftës, për të nisur punën UNMIK si dhe për bisedimet finale për pavaresinë. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e OKB’ – shkruan Thaçi.

Kofi Anan ishte sekretar i përgjithshëm i OKB-së në periudhën e Luftës në Kosovë. Ai ka vizituar edhe kampet e refugjatëvekosovarë, të ngritura në Kukës në maj të vitit 1999. Po gjatë kësaj periudhe Kofi Anan u takua me përfaqësues të institucioneve me të larta shqiptare e serbe.

Ai ishte gjithashtu një nga iniciatorët së bashku me fuqitë e mëdha për rezolutën 1244 për Kosovën, rezolutë e cila u miratua në 10 qershor të vitit 1999 pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë