Loading…
Ndeja luksoze e makina të golfit për pjesëmarrësit: Disa gjëra që nuk i dini për Forumin e Davosit
  • 22/01/2019 | 17:00

Ndeja luksoze e makina të golfit për pjesëmarrësit: Disa gjëra që nuk i dini për Forumin e Davosit

Mijëra politikanë, biznesmenë e liderë botërorë janë mbledhur sot për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet në qytetin e Davosit në Alpet Zvicerane, ditëve në vijim, transmeton Gazeta Metro.


Janari konsiderohet si mundësia që bën bashkë njerëzit më të fuqishëm të botëror për të biseduar e për ta vënë botën në një rregull.

Por çfarë është Forumi i Davosit në të vërtetë. Përse ka kaq shumë rëndësi, dhe si i pret ky event liderët botëror.

WEF

Të gjithë e njohin si Davos, mirëpo fshati malor në Zvicër është bërë i njohur si vendi për Forumin Ekonomik Botëror.

Emri i këtij vendpushimi gjithashtu mbart një peshë globale të rëndësisë, madje ka edhe dia konferenca të tjera që mbahen atje, e që kërkojnë të përfitojnë nga prestigji i saj. Themeluar pothuajse gjysmë shekulli më parë. WEF thotë se qëllimi i saj kryesor është që të angazhojë liderët kryesor botërorë për të formësuar agjendat globale, rajonale dhe të industrisë.

Makina elektrike të golfit

Shtigjet e mbuluara me borë dhe të akullta mund të jenë të mjaftushme për t’i provokuar disa që të shfrytëzojnë më shumë transportin e lirë. E për këtë gjë një pjesë e vogël e karrocave të golfit janë në dispozicion gjatë gjithë ditës për pjesëmarrësit.

Kapela të trasha

Davos është një vendpushim me temperature shumë të ulëta, kështu që një kapelë e vogël e trashë mund të jetë shumë e dobishme. Sigurimi i Cyrihut siguron një sasi të pafund të kapelave të thurura blu, të cilat jashtëzakonisht përdoren, madje edhe nga pjesëmarrësit.

Sigurim i rreptë

Sigurimi është gjëja më e rëndësishme në Davos.

Ushtarët dhe snajperistët mund të shihen në çdo rrugë e çati duke patrolluar.Kuptohet që një gjë e tillë bëhet në përpjekje për të mbrojtur sigurinë e pjesëmarrësve.

Jo vetëm konferencë

Ndonëse njihet si një takim i njerëzve më të fuqishëm në botë, Forumi i Davosit nuk është vetëm një konferencë. Atje organizohen mbrëmje  të ndryshme për të liruar stresin e menaxhimit të ekonomisë globale.

Gjatë netëve që mbahet Forumi i Davosit, të ftuarit mund të marrin pjesë në darka të ndryshme e ndeja.

Kujtojmë se në këtë forum pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë