Loading…

Ndër misteret më të mëdha të pazgjidhura të të gjitha kohërave 9

  • 25/01/2021 | 17:23

Ndër misteret më të mëdha të pazgjidhura të të gjitha kohërave 9

Mistere të pazgjidhura ndër më rrënqethëset të njohura deri më tani, do të rrenqethëni edhe ju kur t’i lexoni, transmeton Gazeta Metro.


9. Ku janë fëmijët Sodder?
George dhe Jennie Sodder, nga Virxhinia, jo vetëm që përjetuan dhimbjen e pamatshme që lidhej me humbjen e fëmijëve të tyre, por iu desh të përballeshin me misterin rreth zhdukjes së tyre. Shtëpia e familjes Sodder u shkatërrua plotësisht në një zjarr në prag të Krishtlindjeve 1945.

Pesë nga dhjetë fëmijët e tyre mbetën të gjallë. Pesë të tjerët nuk u gjetën kurrë sikur të ishin zhdukur papritmas. Ndërsa kërkonin rrënojat, ata nuk gjetën asnjë gjurmë të trupave, gjë që është relativisht e pamundur, duke folur shkencërisht. Por pyetje të tjera mbeten. George u përpoq t’u vinte në ndihmë fëmijëve të tij, të cilët ai besonte se ishin bllokuar brenda, duke përdorur kamionin e tij të qymyrit, i cili në mënyrë misterioze, nuk funksiononte më. Linjat telefonike nga shtëpia ishin ndërprerë.

Një grua pretendoi se kishte parë pesë fëmijët e zhdukur nga një makinë ndërsa zjarri po tërbohej. Një grua tjetër, që jetonte në një hotel në Charleston, pohoi se kishte parë katër nga pesë fëmijët kur pa foton e tyre në gazetë. ‘Fëmijët shoqëroheshin nga dy gra dhe dy burra, të gjithë italianë’, tha ajo. ‘Unë u përpoqa të flas me ta në një mënyrë miqësore, por burrat u sollën armiqësorë ndaj meje dhe nuk më lejuan ta bëja këtë’.

Pra, familja Sodder mendoi se ishte një rrëmbim, pa dyshim për të nxjerrë shpërblim ose thjesht për ta detyruar Xhorxh të ishte pjesë e mafies lokale,  kjo ishte një familje që kishte imigruar nga Italia. Ose, ishte për të marrë hak ndaj Xhorxh i cili kishte kritikuar haptas Musolinin dhe qeverinë e tij fashiste.

Nga vitet 1950 deri në vdekjen e Jennie Sodder në fund të viteve 1980, familja financoi një monument në Autostradën 16, ku publiku mund të shihte fotot e pesë fëmijëve të zhdukur dhe ata bënë një ofertë shpërblimi për çdo informacion të rëndësishëm që do të jepte. E mbijetuara e fundit e familjes, Sylvia 69 vjeçare, nuk beson se vëllezërit e motrat e saj u zhdukën në zjarr atë natë, por ata janë rrëmbyër. Edhe pse një gjë e tillë nuk është vertetuar kurrë.  //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë