Loading…

Ndërhynë edhe policia: Tre persona arrestohen, sulmuan me karrige

  • 16/06/2019 | 18:59

Ndërhynë edhe policia: Tre persona arrestohen, sulmuan me karrige

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një përleshje mes delegatëve të Kuvendit zgjedhor të LDK’së, kësaj radhe në Mat të Prishtinës. Policia ka njoftuar se rreth rastit, janë arrestuar tre persona, shkruan Gazeta Metro.


Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se pas marrjes së informatës për përleshje, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tre persona.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje mes disa personave në një shkollë në Matiqan. Menjëherë njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se me rastin po merren njësitet kompetente.

Kujtojmë se përleshjet brenda LDK’së po vazhdojnë tashmë e disa ditë, të tilla ka pasur edhe në Mitrovicë e Ferizaj.

Ndërsa, rreth kësaj kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, është deklaruar se nuk do të ketë vend për asnjë prej këtyre personave dhe se të gjithë ata do të ndëshkohen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë