Loading…

Ndërkombëtarët mbështesin Komisionin për matjen e territorit (Video)

  • 27/01/2017 | 23:41

Ndërkombëtarët mbështesin Komisionin për matjen e territorit (Video)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, do të jetë pjesë e komisionit të caktuar nga Kryeministri Isa Mustafa për matjen e territorit të Kosovës.

 “Ambasada amerikane merr pjesë në komision si vëzhgues. Mirëpresim çdo iniciative e cila e shpie Kosovën drejt një konsensusi të gjerë politik për ta ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si dhe lehtësimin e përpjekjeve për qytetaret e Kosovës për të përfituar liberalizimin e vizave”, thonë nga Ambasada.

Gjithashtu, SHBA fton të gjitha grupimet politike në vend, që t`i bashkohen këtij Komisioni.

“Ftojmë të gjitha grupet politike te marrin pjesë në përpjekjet konstruktive në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane, për RTV Dukagjinin.

Edhe Zyra e BE-së kanë konfirmuar rolin e vetë prej vëzhguesi në Komisionin e ri. Ata thonë se e kuptojnë gjendjen e vështirë politike në Prishtinë, ndaj inkurajojnë të dyja palët – pjesëtarët e Qeverisë dhe të opozitës – për të gjetur konsensusin e nevojshëm për të përmbushur dy kërkesat në mënyrë që t`i mundësojnë Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së të vendosin për liberalizimin e vizave.

Përmbushja e këtyre kërkesave, sipas BE-së, do të ishte zgjedhje strategjike për Kosovën, duke e lejuar atë të ecën para drejt stabilitetit dhe zhvillimit politik e ekonomik të vendit.

“Ne jemi të gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në përmbushjen e dy kërkesave të parealizuara. Pas iniciativës së fundit të Qeverisë për të ngritur Komisionin e Ekspertëve për të matur territorin e Kosovës, dhe pas kërkesës së Qeverisë, Zyra e BE-së ka rënë dakord për ta vëzhguar këtë proces. Ne e konsiderojmë këtë si përgjegjësi e përbashkët e Qeverisë dhe opozitës për të gjetur një zgjidhje për bllokimin e tanishëm politik dhe për të inkurajuar çdo përpjekje, qoftë nga Qeveria apo opozita, për të ecur përpara me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që të përmbushim kriteret e nevojshme për liberalizim vizash”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Kujtojmë që qëllimi i formimit të këtij Komisioni është kalimi i ngërçit të përcaktimit të vijëz kufitare me Malin e Zi, e që është edhe gjysma e kritereve të papërmbushura për liberalizim të vizave. Subjektet opozitare – Vetëvendosje, AAK e Nisma – kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë