Dy liderët e subjekteve politike së bashku me Vjosa Osmanin që është hisedare në këtë ndërmarrje më të gjerë siç po duket kanë ujdi për të gjetur marrëveshje mes tyre. Një të mirë siç u shpreh lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pas takimit mbi dy orësh mes tyre, transmeton Gazeta Metro.
Në takim ishte prezent edhe Hekuran Murati, por për të s’pyeti askush asgjë e as nuk e ka pyeti asgjë askush pasi tema ishte transparente si xhami mes dy palëve. Secili partneritet i mundshâ•’m mes tyre kalon përmes faktori Vjosa Osmani-Sadriu s pasi pa ujdi president asgjë s’vlen dhe s’do të ketë asgjë.
Statusin e saj si hisedare në ndërmarrjwe e konfirmoi vetë Lumir Abdixhiku pas takimit kur u pyet natyrisht përse ishte ajo prezente në takim. Tha ajo ishte bartëse e listës.
Albin Kurti ishte në formë në paraqitjen e tij dhe luante dashamirin e konsensusit e stabilitetit me maturi thuajse s’ka ndodhur asgjë tash e mbi një vit e një qeverisje me rezultate aspak të mire rreth gjashtë vite. Fliste për përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për të shmangur zgjedhjet.
Për këtë u pajtua edhe Abdixhiku se duhet shmangur zgjedhjet si domosdoshmëri që ishte edhe theksi i tij i përsëritur. Për hir të stabilitetit. Një gjë gati se e koordinuar mund të thonë në deklarimet e politikanëve.
Abdixhiku u pyet natyrisht për unitetin në parti rreth kësaj çështje dhe se flet për të gjithë dhe se ka unitet për marrëveshje të mirë të cilën do të u prezantohej LDK’së poqëse arrihet e theksoi natyrisht.
Derisa po flisnin rreth dy orë në takim, deputetja e Lidhjes Demokratike së Kosovës, Janina Ymeri, si një gjeneratë e re e politikanëve e një yll i asaj gjenerate të cilës do të duhej t’i printe Abdixhiku ishte tërësisht kundër një ujdie me të. Armend Zemaj i gjeneratës ca më të moshuar dje pas takimit ishte kundër vetë lidershipit të Abdixhikut.
Abdixhiku ishte i qartë se ka shumë gjëra për t’u dakorduar mes tyre ende dhe se ka ujdi vetëm për t’u përpjekur për të gjetur një marrëveshje përmes bisedimeve të mëtejme.
Kjo ndërmarrje me hisedarë kryesor me kontroll ekzekutiv Albin Kurtin, aksionar minoren Lumir Abdixhikun, e Vjosa Osmanin një hisedare e paprekshme si presidente zor se mund t’i shitet të ashtuquajturës gardës së vjetër në LDK e mesa duket as asaj më të re./gazetametro.net