Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se një bllokim i mundshëm i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, do të destabilizonte rajonin.
Këtë Drecun e ka thënë duke folur për rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila i kërkon qeverisë pezullim të dialogut me Beogradin, deri në lirimin e Ramush Haradinajt dhe tërheqjen e fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij, transmeton gazetametro.net.
Ndërsa, duke folur për projektligjin për ushtrinë të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, Drecun ka thënë se kjo është një përpjekje e presidentit të Kosovës, për ta prezantuar veten si një figurë politike, pa të cilin asgjë nuk mund të zgjidhet në Kosovë dhe ky është mesazhi i tij të mos ngritet aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Ai shton se formimi i Ushtrisë së Kosovës do prishte balancën e fuqive në rajon. /gazetametro.net