KRU Mitrovica përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol, shkruan Gazeta Metro.
Prandaj nuk ka furnizim me ujë të pijshëm në Mitrovicë, Skenderaj, derisa ujësjellësi të paguajë obligimet ndaj KESCO-s.
“Apelojmë te konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit të kryejnë obligimet e tyre që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve të furnitorit tonë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KRU Mitrovica.