Në palestrën ‘Shani Nushi’ është ndërprerë për disa momente ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës, transmeton Gazeta Metro.
Gjyqtari Xhelal Mumini pak minuta para se të përfundonte takimi vendosi të zbrazej palestra pasi po merrte ofendime nga tifozët vendas.
Përveç tij publiku iu drejtua me fyerje edhe kryetarit të FBK’së, Arben Fetahu.
Ndryshe, Trepça po fiton me rezultat të thellë 68-82 dhe për pak minuta pritet të rifillojë ballafaqimi.
Kujtojmë se gjatë këtij edicioni në basketbollin kosovar janë shënuar një numër i madh i incidenteve në palestrat sportive. /gazetametro.net