Loading…

Ndërrime pozitash dhe emërime të reja në Drenas

  • 31/01/2017 | 15:31

Ndërrime pozitash dhe emërime të reja në Drenas

Tre pozita drejtorësh dhe pesë emërime të tjera janë bërë sot në komunën e Drenasit. Kjo ka ndodhur sot pas një vendimi të kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci, i cili ua ka ndërruar pozitat 3 drejtorëve të komunës.


Drejtorin e Arsimit Sadik Tahirajn, e ka emëruar si Shef të Sektorit të Administratës në komunë, drejtorin e Kulturës Agron Dubovcin e ka emëruar Shef të Sektorit të Kulturës ndërsa drejtori i Bujqësisë Skënder Hasi ka kaluar në Drejtorinë e Financave si shef për buxhet.

Siç raporton KTV nga konferenca për media e Lladrovcit, aktualisht drejtoria e Arsimit ka mbetur pa drejtor.

Lladrovci është shprehur se nuk ka pasur kurrfarë ankese ndaj ish-drejtorëve por e ka parë të nevojshëm pozicionimin e tyre në drejtori tjera në mënyrë që komuna të punojë me kapacitet më të madh.

Po ashtu Lladrovci ka prezantuar edhe kabinetin e tij, që në përbërje tash e tutje do të jenë 5 gra, ku tha se kjo është edhe përmbushja e premtimit të tij gjatë fushatës se do të ngritë rolin e gruas në komunë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë