Loading…

Ndërrimi i orës, BE ndryshon sërish mendje

  • 04/12/2018 | 23:11

Ndërrimi i orës, BE ndryshon sërish mendje

Ministrat e Transportit të BE-së kanë vendosur të shtyjnë heqjen e lëvizjes sezonale të orës deri në vitin 2021, ndërsa Komisioni Evropian ka propozuar që viti i ardhshëm të jetë i fundit në të cilin akrepat të lëvizin dy herë në vit, tha sot ministri kroat i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës Oleg Butkoviq.


“Ne mbështetëm propozimin e Presidencës austriake të BE dhe deri në vitin 2021, nuk do të ketë vendim përfundimtar”, tha Butkoviqi, i cili po merr pjesë në një takim dyditor të Këshillit të Transportit dhe Telekomunikacionit në Bruksel.

Më 12 shtator 2018, Komisioni Evropian propozoi heqjen e zhvendosjes së orës në të gjithë Bashkimin Evropian në vitin 2019 dhe u mbetet vendeve anëtare të vendosin nëse do të mbajnë vetëm kohën verore apo dimërore, transmeton kp.

Një anketë e Komisionit Evropian, ku morën pjesë 4.6 milionë banorë, tregoi se shumica e tyre ishin kundër zhvendosjes së orës dy herë në vit.

“Ne mbështetëm qëndrimin parimor për të zhvendosur lëvizjen e orës dy herë në vit, megjithëse në Kroaci nuk kemi ende qëndrim për të llogaritur kohën dimërore apo verore. Duhet të zhvillojmë një debat publik dhe të shohim se çfarë është më mirë”, tha Butkoviq.

Ndryshe, deri më 1 nëntor 2019, shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin nëse do të mbetet në fuqi llogaritja e kohës dimërore apo verore përgjithmonë, transmeton HINA.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë