Loading…

Ndërroi jetë Prof. Ahmet Kelmendi

  • 21/11/2016 | 11:47

Ndërroi jetë Prof. Ahmet Kelmendi

Në moshën 87 vjeçare sot, e hënë në Prishtinë ka ndërruar jetë gjuhëtari i njohur, Ahmeti Kelmendi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja.

Ministri Arban Abrashi përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e profesorit Kelmendi, njëherësh gjysh i tij.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot në moshën 87 vjeçare ndërroi jetë gjyshi im, Ahmet Kelmendi.Profesor Ahmeti, filloi si mësues në Drenicë gjatë viteve të 40-ta, vazhdoi si profesor në UP dhe punoi aq sa i lejoi shēndeti. Ishte një atdhetar, veprimtar shumëvjeçar i arsimit, shkencës e kulturës, studiues e botues i një numri të madh veprash.”, ka shkruar Abrashi.

Ahmet Kelmendi një kohë ishte korrespondent nga Peja i gazetës “Rilindja” e më vonë disa vite punoi në redaksinë e kësaj gazete.

Pasi mbaroi studimet pasuniversitare nga fusha e gjuhësisë në Universitetin e Zagrebit, u zgjodh profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, ku punoi deri sa u pensionua./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë