Loading…

Ndërroi jetë sepse e zuri lisi, Policia e Kosovës jep detaje

  • 12/11/2021 | 09:46

Ndërroi jetë sepse e zuri lisi, Policia e Kosovës jep detaje

Dje është njoftuar se një person në fshatin Stupeq i Madh në Pejë e ka zënë lisi duke e lënë të vdekur teksa sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin në fjalë, shkruan Gazeta Metro.


Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion teksa në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse.

Fsh. Stupeq i Madh, Pejë, 11.11.2021 – 11:49. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion”, është thënë në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë