Hasan Gashi ka qenë aktori kosovar që për shumë vjet ka argëtuar popullin kosovar me humorin e tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij, poashtu edhe bashkëpunëtori, Rasim Thaçi i njohur si ‘Cima’, përmes rrjetit social facebook.
Hasan Gashi për publikun e gjerë ka qenë i njohur si ‘Hasan Kungji’.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe kunata e tij “Ilirida Buqe Gashi”, në rrjetin social Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 9 janar në ora 14:00 në varrezat e Prishtinës në lagjen Dragodan.
“Njoftojmë miq dhe shokë se ndërrojë jetë kunati im Hasan Gashi varrimi bëhet nesër në ora 14.00 …Në varrezat e Prishtinës Dragodan”, janë këto fjalët e kunatës së tij në Facebook. /gazetametro.net