Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Burimet e Indeksonline të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.
Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.
Lexo edhe: Ambasadori Avni Spahiu konfirmon vdekjen e Bajram Rexhepit
Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.