Loading…
Ndërron jetë ish ushtari i UÇK’së
  • 23/03/2019 | 22:23

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK’së

Sot ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Rrustem Cukaj, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur ministri Rrustem Berisha me një postimi në Facebook.

Ai ka shprehur keqardhje dhe ka ka vlerësuar lartë vepren e ish ushtarit të ndjerë.

Postimi i tij i plotë:

Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrit të urtë e pleqnar rugovas, bacës Rrustem Cukaj.

Fjalëpak e punë shum, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim, dhe kishim pasur rastin të dëgjonim fjalët e tij të urta.

Baca Rrustem dhe familja e tij, dhanë një kontribut të çmuar në breza për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqt e dashamirët e bacës Rrustem!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë