Një shtetas gjerman ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Metro.
Në Polici dje është raportuar se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /gazetametro.net