Ka ndërruar jetë Nurije Hoxha, nëna e heroit të Kosovës, Edmond Hoxha, transmeton Gazeta Metro.
E me këtë rast fmailjen Hoxha e ka ngullshëlluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Nurija ishte një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm.
Edmond Hoxha ra heroikisht më 31 janar të vitit 1997 bashkë me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun në Pestovë të Vushtrrisë.
Ky është postimi i plotë i Kryëministrit:
‘I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!’, ka shkruar Haradinjaj në postimin e tij./gazetametro.net