Loading…
Ndërron jetë reperi i famshëm, kishte vetëm 28 vjet
  • 09/02/2019 | 18:24

Ndërron jetë reperi i famshëm, kishte vetëm 28 vjet

Reperi anglez i njohur me emrin Cadet ka ndërruar jetë sot në mëngjes, transmeton Gazeta Metro.


Ai ishte duke shkuar në Universitetin’ Keele’ ku kishte një performancë.

28-vjeçari emri i vërtetë i të cilit ishte Blaine Cameron Johnson, ishte pasagjer në një taksi duke shkuar në Koncertin Staffordshire, kur një Toyota Prius dhe një Vauxhall Combo e kuqe i prenë rrugën në Main Road, Betley, në orën 1:30 të mëngjesit.
Si pasojë e aksidentit tragjik, Johnson fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa tre pasagjerët që ishin në Toyota pësuan dëmtime të lehta.
Familja e viktimës ka shprehur falënderimet për gjithë mbështetjen dhe ngushëllimet nga ana e fansave, por jo vetëm.
Ndërkohë lajmi në fjalë është shpërndarë me shpejtësinë e erës dhe të shumtë kanë qenë komentet e fansave për reperin.

‘Isha duke biseduar me ty vetëm një javë më parë për festivalet e tua këtë vit. Ishe shumë i emocionuar dhe i mbushur me energji pozitive’- shkruan një fans në Twitter.

‘U ngrita i shokuar këtë mëngjes! U prefsh në paqe!’- shkruan një tjetër.
Cadet do të mbahet mend gjatë për këngët e tij, ndër to përmendim hitin “Advice”!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë