Loading…

Ndërron kuptimi i votës pas humbjes, Elvis Hoxha nga VV: Ajo nuk përcakton pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave…

  • 15/11/2021 | 16:00

Ndërron kuptimi i votës pas humbjes, Elvis Hoxha nga VV: Ajo nuk përcakton pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave…

Filozofi i VV’së Elvis Hoxha, përmes një shkrimi është munduar të arsyetoj humbjen e mbrëmshme të VV’së, shkruan Gazeta Metro.


Ai tha se arroganca e LVV’së nuk ishte fajtore për humbjen e Lëvizjes në këto zgjedhje.

‘’ Duke u thënë shpesh “arroganca” e Lëvizjes, ajo po bëhet fakt. Ndërkohë po bëhet normale që në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese rrëzohet një qeveri e ligjshme, që prokuroria nuk e godet krimin, që funksionojnë pazare mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtrojnë.’’, shkroi Hoxha.

Ai tha se kjo është epoka e Albin Kurtit, dhe kthimi i LDK, PDK dhe AAK është kthim prapa.

Ndërsa përceptimi për votën Hoxha e ndryshoi tërësisht, mbase me faktin se subjekti i tij nuk arriti të siguronte aq sa duhej,

Një gjë duhet kuptuar. Vota nuk përcakton as pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave dhe as ndershmërinë e prokurorëve. Vota përcakton fuqitë ekzekutive. Nëse Prishtina dhe Prizreni nuk u fitua, e kemi pakësuar mundësinë e riaftësimit të pushtetit gjyqësor.’’

Postimi i plotë:

Duke u thënë shpesh “arroganca” e Lëvizjes, ajo po bëhet fakt. Ndërkohë po bëhet normale që në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese rrëzohet një qeveri e ligjshme, që prokuroria nuk e godet krimin, që funksionojnë pazare mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtrojnë.

Arroganca e Lëvizjes nga disa shihet si e tepërt, mosveprimi i shpejtë nga disa të tjerë shihet si papaftësi e Lëvizjes. Opinioni publik është një instancë që përmes këtyre justifikimeve ia kthen pushtetin lokal arrogancës 20 vjeçare.

Sa per gabimet e Lëvizjes, ato nuk kanë pse bashkojnë aktivistët e saj me argumentet e prodhuar nga mediat e regjimit të vjetër. Është e dobishme për opinionin dallimi i qëndrimeve.

Kjo është epoka e Albin Kurtit. Gjë që do të thotë subjektivitet politik i Kosovës si shtet. Kthimi i LDK-së, i PDK-së apo i AAK-së është kthim prapa edhe pse në rrafshin e komunës.

Një gjë duhet kuptuar. Vota nuk përcakton as pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave dhe as ndershmërinë e prokurorëve. Vota përcakton fuqitë ekzekutive. Nëse Prishtina dhe Prizreni nuk u fitua, e kemi pakësuar mundësinë e riaftësimit të pushtetit gjyqësor. Kështu që korrupsionit i lihet dorë e lirë dhe vetingu i vështirësohet realizimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë