Loading…

Ndërtesa e qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

  • 08/02/2023 | 22:02

Ndërtesa e qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se objekti i qeverisë është ndriçuar me flamurin turk pas tërmeteve shkatërruese që goditën këtë shtet dhe Sirinë.


Kurti tha se në këto ditë zie, populli i Kosovës qëndron pranë atij turk.

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, shkroi ai në Twitter. /Express

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë