Loading…

Ndërtimi, biznes i famshëm në Kosovë

  • 21/06/2019 | 22:44

Ndërtimi, biznes i famshëm në Kosovë

Ndërtimtaria në Kosovë është bërë biznes jashtëzakonisht i përhapur, dhe ka qenë kështu që prej përfundimit të luftës, shkruan Gazeta Metro.


Në Prishtinë një prej industrive kryesore që gjithashtu e kanë shndërruar pamjen e lagjeve ka qenë ndërtimtaria, përkatësisht biznesi i ndërtimit të objekteve të larta të banimit të përbashkët. Të dhënat e organizatave që janë të mandatuara të merren me biznesin, siç është Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), tregojnë me numra rritjen e biznesit të ndërtimtaritë viteve të fundit, dhe primatin që mban kjo lloj ndërmarrësie si një prej industrive më të zhvilluara në vend.

Ndërtimi i objekteve banesore dhe jobanesore, e renditur si kategori në të dhënat zyrtare, renditet në vendin e dytë si aktiviteti më i madh biznesor në 10 vitet e fundit në Kosovë, ndërkohë që vetëm aktivitetet shërbyese të pijeve janë më të shpeshta si aktivitet i shprehur përmes numrit të bizneseve që e ushtrojnë atë aktivitet.

Të dhënat e platformës Bizneset e Hapura të organizatës Open Data Kosovo, e zhvilluar përmes të dhënave të marra nga ARBK-ja, thonë që 807 biznese janë regjistruar si subjekte që merren me ndërtimtari në vitin e fundit, ndërkohë që në dekadën e fundit kjo masë prek shifrën e rreth 7,500 bizneseve. Si ndërmarrje ekonomike, fusha e ndërtimtarisë vazhdon të gjenerojë të ardhura të mëdha nga shitjet e njësive banesore, ndërkaq mendohet që pjesa më e madhe e investimeve në këtë fushë vjen nga diaspora, pjesëtarët e së cilës vazhdojnë të jenë të interesuar për të pasur prona të veta me karakter banimi në Kosovë, edhe pse pjesën dërrmuese të vitit e kalojnë në shtetet tjera.

Në rrafshin e punësimit, sektori i ndërtimtarisë është konsideruar si pjesëmarrës i madh edhe nga Banka Botërore, e cila përmes raporteve kishte evidentuar që vetëm në vitin 2016, pra tri vite më herët, në Kosovë ndërtimtaria ka punësuar rreth 16 mijë persona, apo rreth 10 përqind të shumës së përgjithshme të njerëzve të punësuar në Kosovë.

Përveç kësaj, ndërtimtaria vazhdon të konsiderohet një prej sektorëve më fitimprurës në vend, pasi që kërkesa për objekte banimi vazhdon të jetë konstante, kurse kompanitë e ndërtimtarisë e kanë shtuar konkurrencën në treg. (Ky artikull është publikuar si pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave të transparencës së qeverisë dhe të bizneseve nëpërmjet të dhënave të hapura” financuar nga Ambasada Amerikane dhe që implementohet nga Open Data Kosovo)./gazetametro.net

Chat Conversation End

Type a message…

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 13:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë