Loading…

Ndërtimi i fabrikës së ujit në Shkabaj drejt finalizimit

  • 11/11/2016 | 15:03

Ndërtimi i fabrikës së ujit në Shkabaj drejt finalizimit

KUR Prishtina ka bërë sot të ditur se punimet në ndërtimin e fabrikës së ujit në “Shkabaj” janë duke shkuar drejt finalizimit.

Ky projekt përmban si komponent kryesore ndërtimin e Fabrikës së re të ujit në Shkabaj dhe ndërtimin  e rrjetit të ri dhe stacionit të pompimit, që mundësojnë kyçjen e fabrikës së re të ujit në kanalin e Ibrit dhe në rrjetin tjetër ekzistues.

Sipas KUR Prishtina, punimet do përfundojnë në fund të muajit dhjetor 2016 ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionet, pranimet teknike dhe marrja e lejeve për shfrytëzim do të mbeten për pjesën e parë të vitit 2017.

Për ndërtimin e kësaj fabrike financues janë Komuna e Prishtinës me 5 milion euro, Komisioni Evropian me 5 milion euro, Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milion euro ndërsa 20 milion euro të tjera KUR “Prishtina” sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërtimi i kësaj fabrike gjithsesi e ndihmon qytetarin që të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë por, në të njejtën kohë e rritë mjaftë koston e shpenzimeve operative prej mbi 1.5 milion euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë