Loading…

Ndeshja Gjilani-Ballkani bartet në Suharekë, aty kurorëzohet për herë të dytë si kampion klubi suharekas

  • 24/05/2023 | 13:06

Ndeshja Gjilani-Ballkani bartet në Suharekë, aty kurorëzohet për herë të dytë si kampion klubi suharekas

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit që është paraparë të luhet në Gjilan, është bartur në Suharekë ku klubi i Ballkanit pritet të kurorëzohet me titullin kampion, shkruan Gazeta Metro.


Këtë të diele duke filluar nga ora 15:00 do të zhvillohet një super ndeshje në superligë mes klubit të Gjilanit dhe Ballkanit.

Ndeshja që pritej të zhvillohej në Gjilan, do të zhvillohet në Suharekë sipasoj e ceremonisë së kurorëzimit të titullit kampion për Ballkanin.

Klubi nga Suherka bëhet kampion i superligës për herë të dytë në historinë e klubit të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, ku ka thënë se sipas vendimit të Federatës, ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Suharekë.

“Ndeshja Gjilani – Ballkani Ballkani në Suharekë. Ballkani do të kurorëzohet me titullin kampion, për herë të dytë në historinë e klubit”, ka shkruar Sadiku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë