Loading…

Ndeshja gjysmëfinale për Kupën e Kosovës, Ballkani pret Ferronikelin

  • 03/06/2020 | 09:13

Ndeshja gjysmëfinale për Kupën e Kosovës, Ballkani pret Ferronikelin

Pritja e gjatë për ndeshje të futbollit të drejtpërdrejta në Kosovë mori fund të martën, kur Prishtina dhe Drenica u takuan në “Fadil Vokrri”. Ndërsa, tifozët tani do të vazhdojnë të argëtohen me ndeshje tjetër edhe sot, kur takohen Ballkani me Feronikelin.


Ballkani do ta presë sot në orën 16:00 në Suharekë skuadrën e Feronikelit për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Pa tifozë të pranishëm në stadium, Ballkani, që këtë sezon ka shfaqur formë më të mirë sesa kundërshtari, do të tentojë ta dëshmojë veten kundër kampionit në fuqi të kësaj gare, Feronikelit, që sezonin e kaluar i mori dy trofetë e mëdha të futbollit kosovar.

E përkundër që Feronikeli është kampioni në fuqi i kësaj gare, Ballkani në letër mbetet skuadra më favorite shkaku i formës më të mirë që ka shfaqur gjatë sezonit. Megjithatë, kjo gjë mund të ndryshojë sot, pasi që lojtarët nuk kanë luajtur që gati tre muaj dhe gjithçka do të varet nga përgatitjet që i kanë bërë dy skuadrat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë