Loading…

Ndeshja interesante në Ligën e Parë: Ky është orari i javës së tetë

  • 03/12/2019 | 16:20

Ndeshja interesante në Ligën e Parë: Ky është orari i javës së tetë

Të enjten dhe të premten do të zhvillohen ndeshjet e javës së tetë në Ligën e Parë, teksa pritet të kemi disa ndeshje interesante, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Dritës dhe Istogut. Gjilanasit kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse istogasit tri fitore dhe tri humbje, andaj përballja mes tyre pritet të jetë shumë interesante, njofton FBK.

Po të enjten takohen Vushtrria me AS Prishtinën. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe tri humbje deri më tani, kurse prishtinasit katër fitore dhe dy humbje, prandaj kjo ndeshje pritet të jetë interesante.

Të premten takohen Borea me New Basket, ku pejanët kanë gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa New Basket një fitore dhe pesë humbje.

Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet skuadrave prishtinase Prishtina e Re-Kerasan Prishtina. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe tri humbje. Kjo përballje pritet të jetë mjaft e barabartë.

Vëllaznimi që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje do të pushojë në këtë xhiro. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë